As e Elitës dhe as e Gjikos, Bota është një kopje e njeriut të saj më të afërt

Sapo një fëmijë vjen në jetë të gjithë jemi kurioz se më kë ngjason më shumë nga pamja e jashtme. Tiparet e ngjashme nuk mund të dallohen menjëherë, por me kalimin e kohës mund të kuptohet se nga kush ka marrë më shumë një fëmijë. Në shumicën e rasteve, të vegjlit tarshëgojnë tiparet e prindërve të tyre e në disa të tjera të gjyshërve.

Ky i fundit është edhe rasti i Botës, vajzës së Elitës dhe Gjikos. Gjithë këto kohë jemi përpjekur të kuptojmë se kujt i ngjason ajo më shumë dhe kësaj dileme i dha fund ditën e sotme Elita.

Ajo ka publikuar në Instagram një foto të nënës së saj, në të cilën shihet duke mbajtur në krahë Botën. E vogla duket se ka një ngjashmëri shumë të madhe me gjyshen dhe për këtë kanë rënë dakord pjesa më e madhe e ndjekësve të Elitës.

Kujtojmë se Bota erdhi në jetë në datë 3 mars, duke i bërë Elitën dhe Gjikon prindër për herë të dytë. Këtë muaj e vogla festoi dy mujorin e lindjes dhe me këtë rast mami Elita publikoi në profilin e Botës disa foto. Elita dhe Gjiko janë prindër edhe të një djali 2-vjeçar, Zërit, i cili arriti të përshtatej shumë shpejt me motrën e tij të vogël.

 

Share With:
Translate »
369 Views