Asap Rocky jo vetëm konfirmon lidhjen me Rihannën por me sa duket paska plane për tu bërë baba

Reperi i njohur Asap Rocky ka konfirmuar për revistën “GQ” ldhjen e dashurisë me Rihannën, një lidhje që prej kohësh është zbuluar nga mediat. “Ajo është dashuria e jetës sime”-tha reperi duke u shprehur se ndihet shumë mirë që ai dhe Rihanna janë në një lidhje, duke e quajtur këngëtaren si të duhurën.

“Kur e kupton që është e duhura, e kupton”-tha Asap Rocky, i cili madje ka filluar të mendojë për familje. “Mendoj që do jem një baba i mrekullueshëm”.

Reperi tregoi se Rihanna e ka frymëzuar edhe për këngët e tij që do të publikojë së shpejti.

 

Share With:
Translate »
85 Views