Ashpërsia e prindërve nuk është virtyt

Fëmija shpesh sillet “keq” dhe kjo mund të mos jetë pasojë e edukimit të keq, por vetëm pjesë përbërëse e rritjes së tij. Prindërit shpesh harrojnë që ekzistojnë dallime të mëdha në mes asaj se çka bën fëmija dhe se si është ai vetë për nga natyra. 

Ndaj fëmijëve ndonjëherë jemi në mënyrë të padrejtë të rreptë, sepse gabimet e tyre menjëherë i shohim si pjesë e karakterit. Ngjashëm është edhe me ju, si persona të rritur.

Pse është kështu?
Prindërit gabimet e fëmijëve i përjetojnë personale. Ata e dinë që në zhvillimin e fëmijëve ndikojnë shumë faktorë. Përveç prindërve, tek fëmijët do të ndikojnë edhe anëtarët tjerë të familjes, si dhe moshatarët e tyre (sa më i madh të jetë fëmija, ndikimi i tyre do të jetë më i theksuar), përmbajtjet nga mjedisi (TV, kompjuteri…).

Po ashtu, ata besojnë që fëmijëve u ofrojnë maksimumin e njohurive, kohës dhe dashurisë së tyre. Kështu që çdo sjellje të pahijshme të fëmijës e shohin si pasqyrim të gabimeve të tyre, si lëshime personale në edukim të fëmijës.

Si e kuptojnë këtë fëmijët?
Prindërit çdo sjellje të pahijshme të fëmijës e shohin si pasqyrim të gabimit të tyre, si lëshim personal në edukim. Fëmija më së shpeshti sillet “keq” dhe kjo nuk është pasojë e edukimit të keq, por pjesë përbërëse e rritjes.

Autorë të ndryshëm “përcaktojnë ” faza të ndryshme të rritjes. Megjithatë, të gjithë pajtohen që këto faza janë të bujshme, që shkrihen në njëra-tjetrën, dhe që i kanë disa karakteristika të përbashkëta. Për çdo fazë mund të prisni sjellje të caktuara të papranueshme.

Share With:
Translate »
822 Views