Ashtu si shumë gra në pritje të ëmbël, edhe Jona Spahiu këtë herë dëshiron vajzë sepse …

Moderatorja Jona Spahiu u bë nënë tre vite më parë, kur në jetë erdhi djali i saj, Raiden. Tashmë ajo duket se është fokusuar tek karriera, pasi i është rikthyer televizionit që pas lindjes. Dhe tani që Raiden është rritur, Jona duket se ka nisur të mendojë për zgjerimin e familjes.

Së fundmi, ajo ka postuar një foto, të disa vajzave të vogla, që mbajnë veshur krijimit e brandit “Self Portrait”. Brendi ka nxjerrë në shitje veshje posaçërisht për periudhën e festive.

E ndaj, duket se Jona ka nisur që tani të mendojë që të bëjë një vajzë, që ta veshë bukur e me stil, ashtu siç edhe vetë blogerja njihet.

Në fakt, ajo ka treguar edhe më parë se dëshiron ta zgjerojë familjen, dhe pyetjes “Kur do bësh një beb tjetër”, i është përgjigjur shpeshherë me humor.

Sa i përket karrierës, këtë sezon Jonën e kemi parë tek spektakli i humorit “Kosherja”, të cilin e prezanton krah Bes Kallakut.

Share With:
Translate »
161 Views