Asnjë pjesëtar i familjes mbretërore nuk e përdor mbiemrin, po George si do të thirret në shkollë?

Princi George ka filluar shkollën dhe tani të gjithë duan të dinë më shumë detaje në lidhje me jetën e tij si nxënës. Po nëse kishit kuriozitet për të ditur sesi do të thirret në shkollën “Thomas Battersea”, 4-vjeçari, atëherë përmes këtij artikulli do e merrni një përgjigje.

Sipas Harper Bazzar’s ai do të njihet si George Cambridge. Ky emër i jep atij titullin si Princi George i Cambridge.

Është sugjeruar gjithashtu nga Kate dhe William që George të trajtohet njësoj si fëmijët e tij, pa asnjë dallim. Gjithsesi, George nuk ka nevojë të përdorë emrin e familjes së tij.

Asnjë pjesëtar i familjes mbretërore nuk e përdor mbiemrin e tyre, pasi ata janë aq të njohur sa nuk kanë nevojë për formalitete të tilla.

Share With:
Translate »
683 Views