Dy javë pas lindjes Ilva shfaqet me super forma e super stil

Ilva Tare na sfidon sërish. Pasi qëndroi në transmetim deri ditën e fundit të shtatzënisë, kthehet më pak sesa dy javë pas lindjes së djalit, në jetën aktive, më në formë sesa kurrë. Pak më parë ka postuar në Instastory një foto që i kanë shkrepur duke dalë nga një prej qendrave tregtare me një stil të veçantë veshjeje që zhduk çdo gjurmë të shtatzënisë së afërt dhe e tregon shumë elegante. Një pelerinë rozë me rrip, nga duket bluza dhe pantallonat e ngushta, këpucë të larta, një çantë krahu, syze dielli dhe flokët biondë ku ish-eksperimentuesja e ngjyrave ka ndalur prej kohësh dhe ja ku është, mama e dy fëmijëve, një i lindur vetëm 13 ditë më parë, për të na treguar që pas lindjes do të jetë po e aq aktive sa gjatë shtatzënisë. Lindjet duken kaq të lehta kur sheh gra si Ilva Tare!

Share With:
Translate »
711 Views