“Ata thonë” Edhe Xhensila reagoi për ndarjen, por ndryshe nga Besi

Epo ku ka zë nuk është pa gjë! Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj nuk janë në ditët e tyre më të mira. Më herët u raportua se dyshja po përjetonin një krizë në marrëdhënien e tyre madje dhe se këngëtarja së bashku me vajzën e tyre Ajkën ishin larguar nga shtëpia.

Së fundmi duket se ka ardhur një reagim nga vetë Xhensila në një postim në Instagram.

“Gënjeshtra më e madhe në botë është “ata thonë”- ka shkruar Xhensila krahas një foto-albumi, pa bërë një reagim konkret në lidhje me lajmet.

Kujtojmë se burime për “Prive” kanë deklaruar se gjithçka po përflitet lart e poshtë është e vërtetë. Të njëjtat burime shtuan se kjo nuk është një situatë e re për dyshen, por diçka që po zgjat prej disa muajsh.

Ndonëse burime pranë Besit dhe Xhensilës janë shprehur se akoma nuk mund të themi se çifti janë ndarë përfundimisht.

U tha gjithashtu se dy artistët e njohur ka gjasa që të mos e festojnë së bashku natën e Vitit të Ri. Jo vetëm kaq por disa burime pranë “Zemër Luana” bëjnë me dije se Bes Kallaku ka qenë shumë i mërzitur këto kohë.

Share With:
Translate »
120 Views