Atara ka Instagramin e saj personal dhe mami Orinda zbulon arsyen që nuk na e kishte pritur mendja
Orinda Huta dhe vajza e saj Atara kanë pozuar së bashku për kopertinën e revistës “Bordo Kids”. Krahas setit fantastik të fotove, mami Orinda ka dhënë edhe një intervistë të rrallë ku ka zbuluar më shumë rreth eksperiencës së saj të mëmësisë.
Ndryshe nga shumë prindër që preferojnë t’i mbajnë larg vëmendjes së publikut fëmijët, Orinda që ditën e parë e në vijim e ke bërë prezent vajzën në median sociale pa hezitim. Madje, Atara ka edhe një faqe Instagrami të vetën.
E pyetur lidhur me këtë vendim, Orinda tha për “Bordo” se gjithçka ka ardhur natyrshëm pasi vajza erdhi në jetë dhe se ajo dhe Turjani nuk e kishin diskutuar më herët diçka të tillë.
“Duke e filluar me hapjen e Instagramit. E kam hapur vetëm një javë para se Atara të vinte në jetë dhe ishte kërkesë e Turjanit, aspak me qëllimin për ta bërë aktive, por thjesht që mos ta hapte dikush tjetër pas lindjes së saj. Ishte më shumë si bllokim i emrit në këtë rrjet social.
Atara u bë publike nga Turjani që në orën e parë të lindjes dhe ishte vendim i momentit të fundit. Ne nuk e kishim diskutuar kurrë më parë nëse do ta ekspozonim. Ishte rastësi e cila më pas u bë thjesht e natyrshme, sepse unë kaloja e kaloj shumë kohë me Atarën”, tha Orinda për revistën “Bordo”.