Horoskopi i vogëlushëve/ Për çfarë ka nevojë fëmija juaj, nisur nga shenja!
Dashi: Një fëmijë Dash ka nevojë t’i zgjidhë vetë problemet e tij që të ndihet i vlefshëm.
Sipas astrologjisë të lindurit në shenjën e Dashit njihen si të guximshëm, të vendosur dhe të sigurt. Për këtë arsye vogëlushëve të kësaj shenje duhet t’u ofrohet një ndjenjë pavarësie, për t’i zgjidhur vetë problemet. Është e rëndësishme ta lejojmë një fëmijë Dash të krijojë ide të reja dhe të transmetojë natyrën e tij konkurruese.

Demi: Një fëmijë Dem duhet t’i jepet koha dhe hapësira e nevojshme për të bërë më të mirën e tyre.
Demët kanë nevojë ta shprehin veten në mënyrë të kujdesshme dhe metodike. Si të rriturit ashtu edhe fëmijët, që i përkasin kësaj shenje lëvizin ngadalë dhe ajo çfarë mund të duket si dembelizëm është shpesh dëshira e demëve për të qenë të qëndrueshëm dhe të besueshëm. Demit nuk i pëlqen të ndihet i nxituar apo i shtyrë. Fëmijët e kësaj shenje shpesh janë posesivë dhe këtu duhet të hyjë në punë roli i prindërit për të mësuar fëmijën e tij, se sa gjë e mirë dhe e bukur është t’i ndash gjërat e tua me të tjerët.
Binjakët: Një fëmijë Binjak e ka shumë të nevojshme të flasë, të këndojë, të shkruajë.
Fëmijët e lindur në shenjën e tretë të zodiakut duhet të lejohen nga më të rriturit të eksplorojnë mendjen dhe të shprehen përmes fjalëve dhe gjesteve të trupit. Është shumë e rëndësishme ta lejoni një fëmijë Binjak të lëvizë, të flasë, të këndojë ose të shkruajë për të shprehur ndjenjat dhe energjinë e tij të pakufishme.
Gaforrja: Fëmija Gaforre pëlqen të ketë një marrëdhënie të ngushtë me prindërit.
Kjo afërsi ofron një ndjenjë sigurie dhe përkatësie, që i lejon ata të ndihen të sigurt. Duke qenë shumë të lidhur me familjen është e rëndësishme t’i lejoni fëmijët e kësaj shenje të përfshihen në traditën familjare, si planifikimi i festave dhe mbledhjet e shpeshta familjare. Diçka për t’u kujdesur me një fëmijë Gaforre është pasiguria e tyre, që shpesh e bëjnë të ndihet i ndrojtur, ndaj në këtë rast ajo çfarë duhet të bëjë prindi është të jetë fansi më i madh i fëmijës së tij.

Luani: I pëlqen të lavdërohet për punën e tij të mirë.
Një fëmijë Luan mund të ‘sulmojë’ për të tërhequr vëmendjen. Një prind duhet të shprehë krenarinë dhe optimizmin e tij ndaj fëmijës për të inkurajuar vogëlushin Luan, që të shprehet në një mënyrë që të nxjerrë në pah cilësitë e tij krijuese dhe bujare. Fëmijët e kësaj shenje gjithashtu mund të duken paksa të përqendruar te vetja, dhe për ta luftuar këtë, prindërve u rekomandohet të jenë vërtet të drejtpërdrejtë sa herë që kjo veçori është e tepruar.
Virgjëresha: Do të ndihet i vlerësuar nëse e lejon të merret me punë të vogla në shtëpi.
Sipas shenjave të zodiakut, Virgjëreshat janë zakonisht besnikë, analitikë, të sjellshëm dhe punëtorë. Për këtë arsye, një fëmijë Virgjëreshë duhet të ndihet i dobishëm dhe produktiv. Të lindurit e kësaj shenje kanë nevojë për vërtetim dhe kohë për të analizuar dhe kuptuar dinamikën e gjithçkaje. Virgjëreshat janë gjithashtu ndonjëherë të turpshme, dhe nëse në rastin e fëmijës tuaj po bëhet problem ky fakt, ju mund t’i inkurajoni ata të dalin nga zonat e tyre të rehatisë, duke praktikuar kontaktin me sy, shtrëngimin e duarve apo prezantimet.
Peshorja: U pëlqen të jenë pjesë e një ekipi më të madh dhe të ndihen të dëgjuar.
Një Peshore dëshiron të ndihet pjesë e një ekipi dhe të jetë një anëtar i familjes po aq i dëgjuar. Është e rëndësishme që Peshorja të qëndrojë neutrale në ndjenja dhe të mos marrë një vendim që mund të lëndojë një person tjetër. Ndonjëherë fëmijët e kësaj shenje mund të kenë shumë keqardhje për veten. Prindërit duhet të jenë paksa delikatë në këto raste, duke shmangur shprehjet e tipit ‘je mirë, mos qaj’. Prindërit nuk duhet të hidhen në asnjë ekstrem me reagimet e tyre.

Akrepi: Kanë nevojë të kalojnë kohë vetëm, për të përpunuar mendimet e tyre.
Fëmija Akrep ka nevojë për privatësi që të kalojë kohën me veten. Atyre u duhet kohë për të hetuar kuptimin më të thellë të gjërave që përjetojnë. Kjo shpesh rezulton që të kalojnë kohë cilësore vetëm në dhomën e tyre ose jashtë në natyrë. Duhet të inkurajohen dhe t’u kërkohet të ndajnë ndjenjat e tyre në një mjedis të sigurt dhe mikpritës. Nëse nuk pyeten se si ndihen një fëmijë Akrep mund të mos mësojë si të shprehet emocionalisht, duke mbajtur gjithçka brenda.
Shigjetari: Një Shigjetar duhet të lejohet të eksplorojë dhe të aventurojë.
Një fëmijë Shigjetar duhet të eksplorojë dhe të shprehë natyrën e tij të pafundme kurioze dhe aventureske. Këtë mund ta bëjë përmes tregimeve të tij entuziaste, që shpesh vijnë nga ngjarje reale ose të imagjinuara. Është më mirë t’i jepni një fëmije Shigjetar liri, në mënyrë që ata të kenë mundësinë për të zhvilluar idealet dhe filozofitë e tyre përmes përvojave të përjetuara.
Bricjapi: Bricjapët ia dalin mirë me shumë përgjegjësi edhe në moshë të vogël.
Një fëmijë Bricjap mund të përdorë ambiciet e tij që në moshë të vogël. Bricjapët e vegjël duhet të inkurajohen të veprojnë me përgjegjësi dhe t’i lejohen sa më shumë punë, projekte dhe sporte që ata janë të gatshëm të marrin pjesë dhe të shkëlqejnë. Shpesh ata duan të jenë si të rriturit, në një moshë shumë të vogël.
Ujori: I pëlqen të jetë ndryshe dhe duhet të lejohet të përdorë imagjinatën e tij.
Sipas shenjave të zodiakut të astrologjisë, një Ujor mund të përshkruhet si progresiv, origjinal, i pavarur dhe humanitar. Kjo do të thotë se ata dëshirojnë të jenë të ndryshëm dhe unikë. Ata duhet të inkurajohen të përdorin mendjen e tyre imagjinative dhe intelektuale për të eksploruar një botë përtej realitetit. Është e rëndësishme t’i lexoni libra të ndryshëm dhe t’i siguroni pajisje teknologjike që në moshë shumë të hershme për të zhvilluar ndjenjën e tyre të fortë të logjikës dhe të menduarit progresiv.
Peshqit: Një Peshk do të përfitojë nga një kohë rutinë dhe e qetë.
Një fëmijë i shenjës së Peshqve ka nevojë për kohë të qetë për të reflektuar, për të përdorur imagjinatën dhe për të ëndërruar për një realitet të ardhshëm. Është e rëndësishme të vendosni kufij për fëmijën e Peshqve, përndryshe ata mund të ndihen të zhytur në kaosin e përditshëm të jetës. Vendosja e një orari dhe rutine mund t’i mbajë të lindurit e kësaj shenje në rrugën e duhur, për sa kohë që ka shumë kompensim për ndryshim dhe fleksibilitet.