“Aty ku jeta merr kuptim”, aktori i humorit i lumtur që feston për herë të parë Vitin e Ri si baba

3 muaj më parë, aktori i njohur i humorit, Visjan Ukcenaj, u bë baba për herë të parë. Ai u bekua me një djalë të quajtur Divin. Këtë vit, Visjani dhe bashkëshortja e tij do të festojnë për herë të parë Vitin e Ri si një familje e plotësuar. Për të ndarë me të gjithë këtë moment të lumtur, aktori i humorit ka publikuar një fotografi duke mbajtur vogëlushin në krahë, në një kënd të shtëpisë ku shihet pema e zbukuruar. Përkrah fotografisë me të birin, Visjani ka shkruar: “Princi im i vogël Divin. Aty ku jeta merr kuptim. Aty ku sekondat zëvendësojnë orën, ku koha ikën si një ndriçim i dritave të pemës”.

Duke qenë se Divin është ende shumë i vogël, ashtu si çdo herë tjetër, Visjani është kujdesur që të mos e publikojë të plotë imazhin e tij.

Share With:
Translate »
666 Views