Në shtëpinë e JLO u bë pema dhe pamjet duken si në filma
Këtë vit Jennifer Lopez ka shumë arsye për të festuar. Përveçse ka një familje të plotësuar, pritet që shumë shpejt të publikohet edhe filmi i saj më i ri, ‘Second Act’. E lumtur për të gjitha arritjet, Jennifer është bërë bashkë me familjen e saj për të zbukuruar shtëpinë për këto ditë festash. Aktorja e njohur nuk ka ngurruar që këto momente t’i ndajë me të gjithë ndjekësit e saj në rrjete sociale.
“Kohët më të bukura janë me këta të vegjlit”, – ka shkruar Jennifer në një video, në të cilën dy djemtë e saj binjakë shihen duke zbukuruar pemën e madhe.
Ndërsa në një tjetër dallohet edhe partneri i saj, Alex Rodriguez duke bërë rregullimet e fundit.