“Aty lindi dashuria e prindërve të mi”, Gjebrea në gjurmë të të atit

Ardit Gjebrea ka gjetur një kujtim shumë të vyer nga babai i tij. Moderatori ka publikuar sot disa postime ku tregon se tek gazeta “Panorama” ka gjetur foto të të atit, Pëllumb Gjebrea, i cili ka punuar si drejtor në Kampin e Pionierëve në Durrës dhe një intervistë të Flamur Topit.

Dr. Flamur Topi e përshkruan Pëllumb Gjebrean si një njeri shumë rigoroz, por edhe të dashur me fëmijët, një njeri shumë korrekt, i angazhuar, një prind, edukator dhe organizator i jashtëzakonshëm.

Ardit Gjebrea tregon se pikërisht në Kampin e Pionierëve lindi dhe dashuria mes prindërve të tij.

“Faleminderit Dr. Flamur Topi! Më sollët një kujtim të shtrenjtë dhe rijetova për çaste të tëra fëmijërinë. Mungesa e prindit, ngushëllohet nga kujtesa, kur respektohet”, shkruan Ardit Gjebrea duke falenderuar Flamur Topin për fjalët.

 

 

Share With:
Translate »
157 Views