“Makthi” për Britney Spears nuk mbaron, ç’ka bërë këtë herë i ati?

James Spears, babai i Britney Spears, nuk ka ndërmend të dorëzohet. Ai pretendon se këngëtarja ka probleme me shëndetin mendor, prandaj duhet të vazhdojë ta mbajë nën kujdestari. Në disa dokumente të dorëzuara në një gjykatë në Los Angeles, James thotë se kujdestarja e caktuar nga gjykata, Jodi Montgomery, ka rekomanduar se artistja duhet të vendoset në një spital psikiatrik gjatë një telefonate që ka bërë me të. Babai i yllit të Pop shprehet se kujdestarja i ka thënë se Britney nuk po i merr rregullisht ilaçet dhe se e ka përshkuar atë si një njeri të sëmurë mendërisht. “Zonja Montgomery më shpjegoi se vajza ime nuk po i merr në kohë dhe ashtu siç duhet ilaçet, nuk ka dëgjuar rekomandimet e skuadrës së saj mjekësore dhe refuzoi të takonte disa doktorë të saj”, thuhet në dokumentet e plotësuara nga ai.

Ndërkohë, Montgomery tha se James i ka manipuluar fjalët e saj për të përfituar vetë.

“I lutem të ndalojë sulmet. Nuk bën mirë, vetëm dëmton. Ne të gjithë duhet të përqëndrohemi në një gjë dhe vetëm në një gjë, në shëndetin, mirëqenien dhe interesat më të mira të Britney Spears”, është shprehur Jodi për “Variety”.

Share With:
Translate »
141 Views