“Audi” e përplasi dhe u largua nga vendngjarja, ndërron jetë në spital 15-vjeçari

Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari i përplasur nga një “Audi” teksa ishte duke lëvizuar me biçikletë në Fier.

Aksidenti ndodhi ditën e djeshme në aksin Hamil – Dërmënas, ndërsa i mituri ka ndërruar jetën rreth orës 02:00.

Shtetasi E.B, 29-vjeç, drejtues i “Audit” u arrestua në flagrancë nga policia e Fierit.

NJOFTIMI I POLICISE

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 29 vjeç, banues në Dërmënas, Fier, pasi në datë 23.06.2022, rreth orës 22:00, në aksin rrugor Hamil-Dërmënas, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, ka përplasur shtetasin e mitur 15 vjeç, banues në Hamil, i cili po udhëtonte me bicikletë, dhe është larguar nga vendngjarja.

Shtetasi i mitur ka ndërruar jetë rreth orës 02:00 në spitalin e Fierit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.

Share With:
Translate »
111 Views