Aulona Musta dhe vajza e saj bëjnë gjestin emocionues për fëmijët e prekur nga kanceri

Aulona Musta është një prej personazheve publikë që gjjthnjë është afër kauzave të rëndësishme sociale. Zëri i saj është kudo ku bëhet fjalë për mbrojtjen e të drejtave, sidomos të grave dhe fëmijëve. Ditën e sotme ajo ka ndarë me ndjekësit një tjetër akt human të sajin, në të cilin këtë herë nuk ishte vetëm.

Me një video emocionuese të Amarës, vajzës së saj, Aulona ka treguar vendimin për të prerë flokët e së bijës për t’ja dhuruar fëmijëve të prekur nga kanceri. Vetë Amara ka qenë shumë entuziaste për këtë gjest, duke i ardhur në ndihmë atyre në nevojë.

“Duhet ta pranoj që nuk ishte një vendim i lehtë për mua t’i prisja flokët Amarës, ato flokë të rritura me aq shumë dashuri në 6 vite, pa i prerë asnjëherë. Flokët ishin një ndër gjërat më të bukura në portretin e saj. E megjithatë, prej kohësh kam qenë e dyzuar mes dashurisë së madhe që unë vetë kisha për ata flokë dhe dëshirës për t’ja prerë e për t’i dhuruar për fëmijët e sëmurë, të cilët kanë nevojë për një paruke. Para disa ditësh, vendosa të bëja këtë bisedë shumë natyrshëm me Amarën, për të ditur mendimin e saj. Fakti që ajo u tregua shumë entuziastë, ndikoi që mos ta mendoja më gjatë, por të merrja vendimin, gjithmonë me aprovimin e Amarës. Për më tepër që unë mendoj se janë veprime si këto, që kanë vlerë të madhe për fëmijët. Unë dua që Amara të rritet me dashurinë për të tjerët, të jetë sa më empatike dhe të kuptojë se ndonjëherë mund të heqim dorë nga disa gjëra që janë të rëndësishme për ne, por që kanë një vlerë dhjetë fish më të madhe kur i sjellin buzëqeshje dikujt tjetër.”- ka shkruar Aulona krahë videos ku Amara sheh për herë të parë veten me flokët e prera.

Gjeste të tilla janë gjithnjë për t’u duartrokitur fort. Amara e vogël shkëlqen dhe me flokët e shkurtra, e akoma më shumë nga lumturia për dhuratën që do i bëjë nga një fëmije tjetër si ajo. /News31

Share With:
Translate »
401 Views