Aurela Gaçe do të martohet sërish, vetëm për hir të vajzës së vogël

Aurela Gaçe feston sot 7-vjetorin e martesës së saj, që u mbajt në 20 shtator 2013.

Këngëtarja shqiptare ka publikuar sot një foto nga dasma e saj ku shfaqet me bashkëshortin Skerdi dhe vajzën e saj.

Ajo kujton festën e asaj dite, kur ka kërcyer e kënduar bashkë me frytin e dashurisë së tyre, Grace.

Por ndër të tjera shton se vajza e vogël Abigail do të kërkojë të jetë e pranishme në një tjetër festë dasmë, që sigurisht ekziston në planet e Aurelës.

Bëhet fjalë për një festë të dytë dasme që këngëtarja thotë se do ta bëjë në 20 shtator 2023.

Statusi i Aurelës:

20 /Shtator / 2013

7 vjet nga kjo ditë.

Gëzuam, kërcyem e kënduam me frutin e dashurisë tonë në duar, vajzën tonë të parë, Grace( Greis)

Dasmën e bëmë për kokërr te qejfit, për te gëzuar bashkë me familjen, me miq e shokë shumë.

Vajza tjeter ,e vogla Abigail, akoma nuk di gjë që e kemi bere kete pa lejen e saj 😅 edhe kam frikë se do te kerkojë edhe ajo te jetë në dasëm si motra e madhe 🙈..

Si thoni @geraldina_sposa ? E shkrepim edhe një festë tjetër? Sigurisht jo tani😅, thjeshte dua te di a jeni te lirë ne 20 Shtator2023? 💗

Share With:
Translate »



212 Views