Aurela Gaçe sapo na mësoi si t’i bëjmë fëmijët të duan sportin

Aurela Gaçe është ndër këngëtaret më energjike dhe di fare mirë se çfarë duhet të bëjë që të jetë gjithmonë në formë për të përcjellë energjinë edhe tek publiku i saj. E kemi parë vazhdimisht të stërvitet intensivisht në palestër, sepse për të është mënyra më e mirë për të mos u lodhur kurrë në skenë dhe të ketë gjithmonë fuqi vokale.

Aurela u ka bërë shpesh thirrje të gjithëve që të tregojnë më shumë kujdes për veten dhe disa orë të lira t’ja dedikojnë aktivitetit fizik. Pikërisht të njëjtën kulturë, këngëtarja do t’jua përcjellë edhe dy vajzave të saj. Në ‘Instagram’ Aurela ka publikuar disa herë video, në të cilat shihet duke u stërvitur në palestër bashkë me vajzën e saj të madhe, Grace.

Madje edhe e vogla, Abigail ka filluar të mësohet me këtë mënyrë jetese të mami Aurelës. Këngëtarja ka postuar një fotografi në të cilën shihet duke bërë pompa dhe në të njëjtën kohë mban në kurriz vajzën e vogël. Përveçse është diçka shumë argëtuese për Abigail, ajo mëson që në këtë moshë se sa i rëndësishëm është aktiviteti fizik.

Duke qenë se sot fëmijët janë shumë të dhënë pas teknologjisë dhe sidomos telefonave, kjo është një mënyrë shumë e mirë për t’i mësuar si të duan sportin dhe mbi të gjitha si të duan trupin e tyre dhe të kujdesen për të.

Share With:
Translate »
1093 Views