Austria nuk ia jep vizën nënës kosovare për t’u bashkuar me vajzën e sëmurë

Merita Hoxha Maksuti nuk po mund të bashkohet me vajzën e saj të sëmurë në Austri, pasi ambasada e këtij shteti në Shkup nuk i ka lëshuar vizën.

Hoxha-Maksuti ka treguar përmes një postimi në Facebook se vajza e saj gjendet në një spital në Austri duke u trajtuar për një sëmundje, por ajo nuk po mund të udhëtojë për të qenë bashkë me të në këto momente të vështira, shkruan Gazeta Shneta.

Ambasada e Austrisë në Shkup përfundimisht ma ka pamundësuar bashkimin me vajzën time, Majën, e cila është duke i kaluar momentet më të vështira të jetës pa mua”, ka shkruar ajo.

Nëna ka treguar se ka aplikuar disa herë për vizë dhe ka shpenzuar para në blerjen e biletës së aeroplanit për katër herë radhazi, si dhe shpenzime të tjera, por në fund nuk ka arritur të marr vizën.

“Ftesa e spitalit më prestigjioz të Austrisë nuk qenka kauzë e mjaftueshme që unë të bashkohem me vajzën time. As dokumentacioni që garanton që ky spital ka marrë fonde prej 10.000€ për vajzën time. Thasët me dokumente të nënshkruara, noterizuara e detajuara deri në skaj nuk po vlejtkan gjë. Shkatërrimi financiar, emocional, fizik e shpirtëror, as që diskutohen. Kjo pra, është si trajtohet një qytetar i thjeshtë i këtij vendi”, ka shkruar ajo.

Hoxha-Maksuti ka thënë se është detyruar të gjej rrugë jo ligjore për të udhëtuar në Austri.

Më poshtë e gjeni postimin e saj të plotë. /Gazeta Shneta.

Share With:
Translate »
181 Views