Ja nga cili prind është i trashëguar geni i deformuar që shkakton autizëm

Studimi i botuar në revistën “JAMA Psychiatry” është i pari që vë në dukje rritjen e rrezikut të autizmit të trashëguar nga një nënë e abuzuar në fëmijëri.

Përfundimet bëhen të ditura nga statistikat e Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve, e cila zbuloi një shkallë të lartë të çrregullimit të autizmit tek 1 në 50 fëmijë.

Autorët e revistës “JAMA Psychiatry” studiuan më shumë se 50.000 gra të cilat u pyetën nëse kishin qenë pjesë e ndonjë historie abuzimi përpara moshës 12-vjeçare. Pyetja konceptohej në sferën fizike dhe atë emocionale, për të kuptuar nëse gratë ishin rrahur deri në masën sa të lihen trauma, u ishte bërtitur apo bërë presion nga kujdestarët e tyre.

Ato gjithashtu plotësuan një pyetësor rreth çështjes nëse fëmijët e tyre janë diagnostikuar me çrregullimin e autizmit. Shkencëtarët kishin akses te regjistrat shëndetësorë të pjesëmarrësve dhe në këtë mënyrë, ishin në gjendje të përfshinin edhe faktorë të tjerë që mund të kishin ndikuar në rrezikun e autizmit.

Në bazë të të dhënave shëndetësore arritën të zbuloheshin nëntë shtatzëni ku autizmi ishte i lidhur me diabetin gjatë shtatzënisë, me konsumimin e alkoolit dhe duhanit.

Gratë që raportuan se ishin abuzuar fizikisht, emocionalisht apo seksualisht në moshë të vogël, kishin më shumë gjasa të lindnin fëmijë autikë, krahasuar me gratë e tjera që nuk ishin abuzuar.

Sa më i rëndë të ishte abuzimi, aq më të mëdha ishin shanset e të pasurit një fëmijë me autizëm. Krahasuar me gratë e tjera, ato që kishin duruar keqtrajtime të rënda kishin 60 për qind më shumë gjasa të kishin fëmijë autik.

Ka mundësi që abuzimi i nënës në moshë të vogël mund ta drejtojë atë për nga sjelljet si duhanpirja, alkoolizmi, përdorimi i drogës, obeziteti, sjellje këto që dëmtojnë fetusin.

Shkencëtarët llogaritën se sa shumë këta faktorë rrisin mundësinë që fëmija të lindë me autizëm. Për çudi kushtet si përdorimi i duhanit, alkoolit dhe drogës ndikonin në shtimin e rrezikut vetëm në masën 7 për qind tek gratë e abuzuara. Kjo nënkupton se ushtrimi i llojeve të ndryshme të dhunës tek gratë, ka lënë mjaftueshëm shenja në jetën e tyre, aq sa mund të ndikojë edhe te fëmijët.

Shkencëtarët besojnë se disa rrethana të mënyrës së jetesës, si për shembull ushqimi i pakët mund të jetë përgjegjës për një pjesë të rrezikut.

Është gjithashtu e mundshme që abuzimi të ketë shkaktuar ndryshime biologjike në sistemin imunitar të gruas, duke përfshirë këtu dëmtimin e aftësisë për t’ju përgjigjur stresit, që mund të sjellë pasoja dëmtuese për zhvillimin e fetusit.

Kërkimet kanë treguar se fëmijët autikë i përgjigjen stresit në një mënyrë jonormale dhe se ka mundësi që reagimi i ndryshuar i nënës ndaj stresit të ketë kaluar te fëmija i saj. Zhvillimi i çrregullt i trurit të nënës nga shqetësimet dhe problemet me sistemin imunitar janë hipotezat që shkencëtarët shtrojnë në lidhje me shkaqet e autizmit.

Hulumtuesit gjithashtu spekulojnë se fëmijëria abuzive mund t’i lërë grave një gjendje të vazhdueshme stresi. Çlirimi i vazhdueshëm i hormoneve të stresit mund të rrisë mundësitë e zhvillimit të autizmit tek fëmija.

Së fundmi, abuzimi i nënës që në fëmijëri mund të jetë një ndikues i madh në shtimin e rrezikut të transmetimit gjenetik të sëmundjeve mendore, të cilat janë shumë të përhapura tek fëmijët e abuzuar.

Duke qenë se abuzimi i fëmijëve është një nga faktorët e rritjes së rrezikut të autizmit, parandalimi i dhunës duhet të kthehet në përparësi për të gjitha familjet që duan të jenë të shëndetshme.

Share With:
Translate »
2218 Views