Ava Max: “E braktisa shkollën se më bullizonin, një ditë më zhytën kokën në WC”

Ava Max është bërë pjesë e listes së artisteve shqiptare më të famshme në mbarë botën vitet e fundit, por rruga drejt suksesit nuk ka qenë aspak e lehtë për të. Këngëtarja ka rrëfyer së fundmi se ajo ka përjetuar vetë në kurriz bullizmin gjatë viteve të shkollës, gjë që ja ka kthyer jetën në një ferr të vërtetë asokohe.

Gjatë një interviste pak para publikimit të albumit të saj “Heaven and Hell”, Ava tregoi se ajo ka shkruar këngën “Wo’s laughing now” duke pasur në mendje vajzat që e kanë tallur.

“Nuk mund ta parashikosh se si do të jetë shkolla dhe për mua ka qenë shumë e vështirë dhe unë nuk doja të shkoja më atje. Ka qenë një grup vajzash që më bullizonin gjatë gjithë kohës. Një ditë më vendosën në një cep të banjës dhe dikush më futi kokën në tualet. Për këtë arsye nuk doja të shkoja në shkollë dhe në këtë pikë vendosa të mos shkoja. Fillova të studioja në shtëpi”, ka treguar Max.

Share With:



143 Views