Baba i 30 fëmijëve, minatori kthehet në milioner brenda 1 nate

Jeta e një personi mund të ndryshojë përgjithmonë, atëherë kur ti nuk e pret fare atë.

Një minator nga Tanzania, baba i më shumë se 30 fëmijëve, u shndërrua në milioner brenda 1 nate.

Kjo pasi, Saniniu Laizer shiti dy gurë të çmuar të cilat i kishte nxjerrë nga një minierë, shifra e të cilave shkoi në 2.4 mln euro.

Tanzanite është një gur i çmuar i cili përdoret vetëm për të prodhuar stoli të shtrenjta dhe mund të gjendet vetëm në minierat e Tanzanisë.

Është një ndër gurët më të rrallë të gjetur në tokë, madje ekspertë dhe arkeologë shprehen se brenda 20 viteve ato mund të zhduken.

Për BBC, ai u shpreh se me paratë e fituara do të ndërtojë një qendër tregtare dhe një shkollë në komunitetin e tij Simanjiro në qytetin e Manyara.

Ai thotë se lagjia e tij është shumë e varfër sa që prindërit e kanë të vështirë t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë.

“Unë nuk jam i shkolluar, ndaj bizneset e mia do ua lë t’i menaxhojnë fëmijët e mi” – thotë Saniniu.

Sipas asaj që shkruan BBC, Saniniu ka 4 gra dhe më shumë se 30 fëmijë.

Share With:
Translate »
515 Views