Babagjyshe Armina Mevlani, ja dhurata e Vitit të Ri për Mikelin e vogël

Eraldo Rexho dhe Frida Avdo ishin të ftuar në studion e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, për të folur mbi fushatën e fundvitit “Babagjyshi Sekret”.

Ashtu sikurse dihet kjo nismë konsiston në shpërndarjen e dhuratave për të gjithë fëmijët që i shkruajnë një letër Babagjyshit për t’u sjellë dhuratën e tyre të preferuar.

Mirëpo sot në Ftesë në Pesë u trajtua një rast pak më i veçantë, pasi ishin të gjithë fëmijët e Pallatit 127, të cilët i kishin shkruar një letër të përbashkët “Babagjyshit Sekret”.

Dëshira e tyre ishte një laptop, dhuratë kjo që do i sillte buzëqeshje shokut të tyre Mikelit.

Eraldo zbuloi se dhurata e Mikelit 6 vjeçar është plotësuar dhe donatorja ka qenë Armina Mevlani.

Edhe pse ajo nuk ka dashur që e gjithë kjo të bëhej publike, sërish ka pranuar të dërgojë një video mesazh për Mikelin.

Share With:
Translate »
625 Views