Babai hero u hodh në det për të shpëtuar 3 fëmijët e tij, mbytet me 6-vjeçarin, shpëtojnë 2 të tjerët
Një burrë dhe djali i tij 6-vjeçar nga Gana u mbytën në detin e Ischitella në Castel Volturno, në provincën e Casertës.
Sipas asaj që u konstatua nga roja bregdetare, babai ndodhej në plazhin e Fontane Bleut me tre fëmijët e tij të mitur, të tjerët 10 dhe 13 vjeç.
Të tre fëmijët u hodhën në det, por rryma i tërhoqi nga bregu.
Dëshmitarët thonë se kur babai e kuptoi se rryma po i tërhiqte, u vërsul në det dhe arriti të shpëtonte dy të mëdhenjtë, ndërsa 6-vjeçarin e kishte në krahë.
Por ai nuk ia doli dhe i vogli u mbyt bashkë me të.
Një nga dy fëmijët e dërguar në spital është në gjendje më të rëndë.