Babai i 32-vjeçares që vdiq në spitalin e Durrësit: Fajin e kanë mjekët, nuk na dhanë asnjë lloj ndihme
Babai i 32-vjeçares Mirela Koro që vdiq në spitalin e Durrësit në muajin qershor, fajëson mjekët për vdekjen e së bijës.
Që nga momenti kur Mirela ndërroi jetë Idrizi, babai i të ndjerës thotë se nuk vë gjumë në sy, teksa përpiqet të vendos drejtësi për vajzën e vetme që i vdiq nga papërgjegjshmëria e doktorëve.
“Më datë 3 qershor mua më vdiq cupa, për faj të doktorëve, nuk i dhanë asnjë lloj ndihme. U shtrua ditën e parë, ditën e dyte vdiq, doktorat ishin sipas qejfit te tyre. Edhe infermieri nuk më dha asnjë ndihme. Do hanin e do pinin. Në mëngjes plasi hemoragji, ata thanë o iku kjo. Ishte me shpretkë të zmadhuar. Vera tha se ishte shumë mirë, nga ndodhi kjo. Kur ishte për vizitë te Vera (doktoresha), doli dhe plasi hemoragjia. E mora Verën, jo tha e pamundur. Ajo duhej shtruar në reaminacion. E shtruan në katë të 4, plasi hemoragjia. Vera, u përball me mua dhe më tha skisha ca të bëja. Tërë natën nuk u interesua për këtë njëri. Asaj i iku gjaku. Bashkimi ishte doktor roje. Unë i thoja hajde, ai tha do iki të pi kafe, erdhi kur mbaroi. Gjithë natën pa asnjë lloj ndihme. Nuk kam si ta ndjek në rrugë ligjore, se në gjyqe duhen lekë. Me 125 mijë lekë ca mund të bëjë unë? Sa ilace mar rune, nuk më ngelet asnjë lekë”– u shpreh ai.
Ndërkohë Mirela në moshë të vogël kaloi hepatitin B dhe gjatë të gjithë jetës së saj kishte probleme me stomakun, si pasojë e kësaj ajo kishte statusin e invalidit dhe për të kujdesej babi pensionist.
Ajo ndërroi jetë në urgjencën e spitalit të Durrësit në 4 Qershor ( rreth orës 19:00) pasi pësoi hemorragji në stomak. Babi i saj, Idriz Koro, akuzon mjekët për neglizhencë.