Babai i beson vajzën 18 muajshe një miku dhe ikën në punë, por ndodh drama

Një foshnjë vetëm 18 muajshe pësoi një episod nga më të rëndët për t’u menduar nga një mik i të atit, i cili kishte pranuar që të kujdesej për të, gjatë kohës që prindërit e saj ishin në punë.

Ngjarja shokuese u shënua këtë të hënë në Indi, ku vogëlushja, u përdhunua nga miku i babait. Abuzimi rrënqethes seksual ndodhi në shtëpinë e foshnjës, në Shahpur Jat, pranë Delhi.

I dyshuari për përdhunimin, një djalë 21 vjeç, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, u arrestua nga policia. Nga hetimet paraprake rezultoi se i riu jetonte me familjen e vajzës dhe ishte shok i të atit.

Mjekët konfirmuan se vogëlushja kishte pësuar abuzim seksual. “Ai ishte kthyer nga turni i punës së natës dhe kishte qëndruar me vogëlushen, ndërkohë që nëna dhe babai i saj kishin ikur në punë”, tha një zyrtar i policisë.

Kur nëna e vogëlushes u kthye në shtëpi pasdite, e gjeti të bijën të larë në gjak dhe duke qarë. Gruaja e çoi foshnjën në spital, ku dhe u provua se e mitura ishte përdhunuar.

Share With:
Translate »
752 Views