Babai i Elvanës për performancën e parë të së bijës: “Turp të të vijë!”

Ishte e ftuara speciale në “Xing me Ermalin”, ndërsa të gjithë ata që nuk e ndoqën kanë lexuar jo pak lidhur me intervistën e fundit të Elvanës. Zbuloi shumë nga jeta personale, duke pranuar për herë të parë historinë e dashurisë, si dhe shprehu vetëm mirënjohje për ish-bashkëpunëtorin e saj, Flori Mumajesin. Në kuadër të humorit, Gjata ka rrëfyer edhe një episod komik me të atin.

Fillimisht, nuk është kursyer ta cilësojë si krahun e djathtë përgjatë gjithë jetës, ndërsa ka treguar se performanca e parë e artistes në Kënga Magjike e ka lënë të pakënaqur babain e Elvanës. Veshur me pantallona dhe një veshje të sipër që i tregonte krejtësisht zonën e barkut, kjo paraqitje e ideuar nga vetë Gjata, i ishte dukur perfekte kësaj të fundit. Pasi kishte mbaruar performancën, kishte telefonuar prindërit për t’i pyetur si iu ishte dukur.

Babai i Elvanës i kishte thënë menjëherë: “Performancë e quan atë ti?! Turp të të vijë! Barku komplet zbuluar! Po të kemi edukuar, moj Elvan…” Tashmë, këngëtarja e tregom gjithçka plot humor, duke qenë se karriera e saj ka kaluar në shumë etapa, që i kanë sjellë jo pak suksese. Prindërit mbeten prindër!

 

Share With:
Translate »
694 Views