Nëna e pesë fëmijëve zbulon si të shmangni gërvishtjen e makinave

Një nënë ka treguar sekretin e saj që fëmijët të mos dëmtojnë makinat e huaja kur hapin derën.

Sophie Lorraine Turkentine, 37 vjeç, nga Halstead, Essex, përdor një letër higjienike për të improvizuar një tampon mes makinës së saj dhe një tjetre në hapësirë të limituar, duke e lejuar që fëmijët të hapin derën vetë, pa u shqetësuar se mund të shkaktojnë dëme.

Kur hapet dera, letra qëndron mes dy makinave dhe shmang gërvishtjet apo incidente të tjera, që mund të jenë dhe tepër të rrezikshme.

Nëna e pesë fëmijëve tregoi se ideja i erdhi para pesë viteve dhe mendoi ta shpërndante në internet pasi një prind e përgëzoi në një parking.

Sophie tha për Dailymail: “Ajo erdhi dhe më tha se ishte një ide gjeniale dhe se ajo do të mbante gjithmonë me vete një letër higjienike në mënyrë që të mund ta bënte këtë. Ishte aq e lumtur për idenë që i dhashë sa mendova t’ia tregoja të gjithëve.”

Share With:
Translate »
573 Views