Pse është e rëndësishme të lexoni përralla me fëmijën

Një nga momentet më të bukura me të voglin tuaj është padyshim momenti kur i lexoni përralla dhe uleni me të në divan ose në shtrat me një libër në duar.

Lëreni të zgjedhë librin

Bëni një kënd të vogël me libra në dhomën e tij dhe thuajini të zgjedhë librin që dëshiron që t’i lexoni. Do të shihni që ai do të tregojë më shumë interes për historinë në këtë mënyrë dhe në të njëjtën kohë i tregoni se mendimi i tij ka rëndësi për ju.

Dashuria për librat fillon që në fëmijëri

Leximi me të nxit dashurinë e tij për ta dhe ushqen marrëdhënien e mirë që do të zhvillojë me leximin. Dashurinë për fjalët dhe tregimet e ka kultivuar që në fëmijëri.

Për më tepër, sa më shumë kohë ai kalon i “varur” në një libër, aq më pak kohë kalon para një ekrani dhe sigurisht, është shumë më e dobishme të zbulosh botën e shkronjave dhe fjalëve.

Kohë produktive

Por është po aq e rëndësishme që të kaloni kohë cilësore së bashku. Pasi të keni mbyllur librin, mund ta diskutoni temën me të dhe ta ndihmoni të zhvillojë mendimin kritik dhe argumentet.

Share With:
Translate »
161 Views