Babai i Kylie shumë i zhgënjyer nga shtatzania e së bijës
Caitlyn Jenner, babai transgjinor i miliarderes më të vogël në botë është tepër i zhgënjyer që mësoi për shtatzëninë e vajzës nëpërmjet mediave online.
Lajmi se Kylie Jenner po pret një fëmijë me të dashurin e saj, Travis Scott u përhap shumë shpejt ditën e premte.
Një burim për The Sun tha se Caitlyn u shokua dhe u zhgënjye nga lajmet pasi e bija nuk ia tregoi këtë gjë vetë.
“Mësoi se Kylie është shtatzënë si gjithë të tjerët, nëpërmjet internetit. Caitlyn u zhgënjye pasi vajza nuk i tregoi dicka kaq serioze,” – tha burimi.
Gjithashtu shtoi se babai transgjinor do të ishte mbështetës për sipërmarrësen e linjës kozmetike, e cila nuk ia ka treguar këtë gjë pasi nuk dinte si do reagonte.
Akoma nuk është konfirmuar nëse 20-vjecarja është shtatzënë, por mediat e huaja flasin shpesh për daljet publike dhe reagimet e familjarëve rreth kësaj ngjarje.