Emocionuese, dhëndrri hidhet në lumë për të shpëtuar fëmijën që po mbytej

Momenti i realizimit të fotografive të dasmës së një çifti në Kanada, mori një kthesë të papritur dramatike, ndërsa dhëndri u hodh në lumë për të shpëtuar një djalë të vogël që po mbytej.
Clayton dhe Brittany Cook ishin duke pozuar për fotot e dasmës në një urë parku në Kembrixh, kur dhëndri vuri re një djalë që po kërkonte ndihmë në lumë.
Pa u menduar, Cook u hodh në ujë dhe tërhoqi fëmijën në breg. Fotografët e tyre kapën momentin e shpëtimit të djalit dhe fotot u bënë virale në mediat sociale.

Share With:
Translate »
747 Views