Babai i Meghan Markle bëri një tjetër hap drejt së bijës në ditëlindjen e 40-të, por ç’ndodhi më pas?

Siç dihet, në vite marrëdhënia e Meghan-it me të atin, Thomas Markle, nuk ka qenë aspak tipike baba- bijë. Ndoshta sepse pasi Meghan doli publikisht me Harry-n, babai i saj nuk u përmbajt aspak në deklaratat publike, Dukesha e Sussex-it vendosi t’i ftohë marrëdhëniet me babain, së paku publikisht.

Në maj të 2018-ës, Thomas Markle nuk ishte i pranishëm në dasmën e së bijës me princin Harry.

“…nuk do të ishte asgjë pa mua. Unë e kam bërë atë dukeshën që është sot. Çdo gjë që është Meghan sot, është prej meje.”- është shprehur Thomas dhe duket se nuk i del e keqja me gjithë këtë histori.

Së fundmi, në një intervistë për ‘Fox’ ai ka treguar se është i vendosur që të hapë një gjyq për Meghan dhe Harry-n pasi do që të fitojë të drejtën për të takuar nipin Archie dhe mbesën Lilibet.

“Shumë shpejt do kërkoj në gjykatat e Kalifornisë të drejtën për të parë nipin dhe mbesën time”, tha 77-vjeçari.

Mirëpo, pavarësisht këtyre fjalëve, Thomas ka bërë një hap drejt pajtimit me të bijën me rastin e 40-vjetorit të saj.

Ai i ka dërguar një buqetë me trëndafila të kuq, mes të cilëve dy të verdhë që simbolizonin dy fëmijët e saj.

Mirëpo, Meghan nuk e ka pranuar këtë dhuratë dhe s’dëshiron aspak të pajtohet me të atin.

Share With:
Translate »
153 Views