Disa shenja “të fshehura” që tregon trupi kur jeni shtatzënë por ende nuk e dini

Gjatë shtatzënisë, trupi i njeriut mund të pësojë shumë ndryshime fizike, emocionale dhe psikologjike, aq sa mund të jetë e vështirë të mbahen nën kontroll. Këto ndryshime mund të ndodhin në mënyra të papritura.

-Mund te krijohen nishane: nishanet e lëkurës janë rritje të mishit të lëkurës që mund të zhvillohen kudo në trupin tuaj gjatë shtatzënisë për shkak të ndryshimeve në nivelet e hormoneve ose shtimit të peshës.

– Pështyma e tepërt, e njohur edhe si ptyalism gravidarum, shoqërohet me nauze dhe të vjella. Nuk dihet ende pse ndodh kjo.

– Herët gjatë shtatzënive, ushqimi mund të ketë shije të thartë dhe metalike, një fenomen i quajtur dysgeusia. Konsumimi i ushqimeve acidike ose shpëlarja e dhëmbëve me kripë ose sodë buke pas larjes me furçë mund të lehtësojë këtë shije të tmerrshme metalike dhe të thartë.

-Ndryshimet në dietë dhe nivelet e hormoneve mund të shkaktojnë dhimbje dhe gjakderdhje të mishrave të dhëmbëve gjatë shtatëzanisë, i njohur si gingiviti i shtatzënisë. Kjo sëmundje e mishrave të dhëmbëve do të zhduket, por për të lehtësuar dhimbjen, praktikoni një higjienë të mirë orale me larje të butë.

Share With:
Translate »
148 Views