Babai i Stresit ka tentuar të futet me forcë në “BBVK”? Alaudini tregon si qëndron e vërteta

Pjesëmarrja e Arkimed Lushës i njohur si Stresi në “Big Brother Vip Kosova” ishte një surprizë për të gjithë. Edhe vetë reperi dikur ishte “betuar” se nuk do të merrte kurrë pjesë në një format të tilllë. Mirëpo ja ku jemi dhe ai është kthyer në një nga konkurrentët më të komentuar.

Brenda “BBV” Stresi shpesh ka debatuar rëndë me banoren tjetër, Juliana Nurën. Në një bisedë të ashpër që ata patën u tha se babai i Stresit e kishte kërcënuar produksionin dhe kishte tentuar të futej në shtëpi.

Së fundmi në një bisedë virtuale, moderatori Alaudin Hamiti është pyetur në lidhje me këtë. Ai theksoi se një gjë e tillë nuk është e vërtetë.

“E kuptoj kureshtjen e njerëzve për BB, por ky lajm që po qarkullon për kërcënime nuk është i vërtetë”, tha Alaudini.

Gjatë kësaj bisede virtuale në rrjetin social Instagram, një ndjekës tjetër i ka “tërhequr vëmendjen” moderatorit për ndërhyrjet që bën.

“Alaudin a je moderator a je opinionist në “BBVK” se shpesh po luan rolin e opinionistit, mos i ndërprit të lutem”- shkruan ndjekësit.

Përgjigja e Alaudin Hamitit ishte në fakt një pyetje, ku nuk munguan notat e ironisë.

“Po ti a je producent i patentës televizive që po i “dinke” shumë mirë rregullat e “Big Brother?”– shkruan Alaudini.

Share With:
Translate »
69 Views