166 studentë përfitojnë pagë 34 mijë Lekë/muaj

Mbyllen aplikimet për bursa për studentët ekselentë dhe ata që përfitojnë mbështetje financiare pasi kanë zgjedhur një nga degët prioritare të shpallura nga qeveria në Qershor të 2022. Në total janë 166 studentë që përfitojnë mbështetje financiare”, thotë gazetarja e Tv Klan, Erikleda Dorezi.

71 janë aplikime të studentëve me rezultate të shkëlqyera me mesatare 10 dhe provimet e maturës 9.5 dhe 94 aplikime rezultojnë nga studentët të cilët ndjekin apo frekuentojnë një program prioritar dhe një aplikim është nga një që ka fituar në olimpiadë”, shprehet Artan Spahiu, drejtori i Agjencisë Kombëtare të Financimit të Arsimit të Lartë.

Studentët që kanë aplikuar do të përfitojnë një shumë në vlerën e pagës minimale prej 34 mijë Lekësh çdo muaj.

“Këtë përfitim do e vazhdojë në të gjitha vitet e studimit në programin e parë apo të dytë nëse plotëson kriteret e marrëveshjes, që janë: duhet të ruajë mestaren 9.5 kur është ekselent dhe 8.5 kur është në programet prioritare”.

Por një tjetër kriter për programet prioritare është edhe bllokimi i diplomës për një periudhë 3-vjeçare në përfundim të studimeve.

“Studenti brenda 6 viteve të tentojë për t’u punësuar në sektorin publik, administratë dhe studenti për 3 vite duhet të punësohet në këto institucione. Deri sa të përfundojë detyrimin, diploma qëndron në universitet dhe universiteti e depoziton në institucionin ku punësohet studenti”.

Nga programet prioritare, dega për Mjekësi Veterinare ka numrin më të lartë të studentëve që përfitojnë pagë mujore, e ndjekur Inxhinieria e Mjedisit dhe Gjuha Shqipe dhe Letërsia.

Share With:
Translate »
54 Views