Babai i vret nënën, vajza 8-vjeçare lajmëron komshinjtë: “Mami im ka vdekur”

“Mami im ka vdekur”, kështu u ka thënë fqinjëve një vajzë 8-vjeccare, e cila kishte asistuar në vdekjen e dy prindërve të saj. Vogëlushja kishte qenë prezente kur babai i saj 30-vjecc kishte sulmuar nënën 26-vjeccare.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Oldbury, West Midlands, të shtunën, kur 30-vjeccari, që sipas fqinjëve quhej Paul Lander dhe ishte drejtor i një kompanie, vrau bashkëshorten dhe më pas veten.

 

Vajza, midis 7 dhe 8-vjecc kishte vënë alarmin në lagje, duke trokitur tek fqinjët për t’u kërkuar ndihmë. Një nga fqinjët tha për “Birmingham Mail” se, “Një vajzë e vogël trokiti në derën ngjitur dhe tha, ‘mami im ka vdekur'”.

Share With:
Translate »
874 Views