Babai iu vra në protestën e 21 janarit, Ana Veizi: Do kërkoj gjithmonë drejtësi

TIRANË – Ana Veizi, vajza e Ziver Veizit vrarë në protestën e 21 janarit thotë se nuk e ka humbur ende shpresën te drejtësia. Ndërsa mori pjesë në homazhet para bulevardit Dëshmorët e Kombit, aty ku 12 vite më parë babai I saj do të qëllohej për vdekje, Ana thotë se vitet nuk e lehtësojnë dhimbjen

“Kanë qenë shumë vite të vështira, vitet  kalojnë dhimbja nuk lehtësohet rritemi dhe e kuptojmë c është mungesa e babait. nuk e rikthejmë dot atë që ndodhi.”- u shpreh ajo.

Sakaq, Ana Veizi thotë se ajo dhe familjarët e saj, vijojnë të kenë shpresë te drejtësia.

“Unë gjithmonë do kërkoj drejtësi, unë besoj te drejtësia.  Kryeministri ka qenë gjithmonë me ne, gjithmonë na ka mbështetur.Rasti i babait tim është pak më i vështirë për t’u hetuar nga SPAK por ne do i shkojmë deri në fund. Duam drejtësi. Besojmë te drejtësia morale, ajo na mban na jep forcë.’ u shpreh ajo.

Sot, shënohen 12-vite nga protesta e 21 janarit e vitit 2011 ku mbetën të vrarë 4 protestues në bulevardin dëshmorët e kombit: Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj.

Share With:
Translate »
69 Views