Babai ndëshkon 11-vjeçarin të luajë 17 orë videolojëra pa ndalur

Një nga çështjet më të diskutuara rreth videolojërave ka të bëjë me varësinë ndaj tyre. Vende të shumta kanë ndërmarrë veprime në këtë drejtim, duke vendosur kufizime kryesisht për lojtarët e rinj. Madje në Kinë mund edhe të futesh në karantinë për të larguar vesin. Pikërisht në kombin aziatik, një baba, pasi kapi djalin e tij duke përdorur telefonin në shtrat, e detyroi 11-vjeçarin të luante videolojëra për 17 orë rresht pa fjetur gjumë, si ndëshkim.

Sipas medieve vendase djali nga qyteti i Shenzhen u detyrua të luante videolojëra “derisa të lodhej” pasi u kap nga babai duke luajtur lojëra natën. Djali u lut për falje, por babai i tij, i quajtur Huang nuk u tërhoq nga dënimi mizor në një përpjekje për t’i mësuar djalit rreziqet e përdorimit të tepërt të kësaj teknologjie.

Huang e filmoi të gjithën dhe e shpërndau videon në platformën e mediave sociale Douyin, versioni kinez i TikTok. Pamjet tregojnë Huang teksa kap djalin e tij duke luajtur video lojëra në telefonin e tij natën vonë, shumë pas orarit të rënë dakord për të fjetur. Ajo tregon gjithashtu 11-vjeçarin e rraskapitur me pizhame duke u lëkundur në karrigen e tij në përpjekje për të shlyer fajin.

Djali bëri një shënim të përzemërt në kompjuterin e tij, duke kërkuar falje që qëndroi deri vonë duke luajtur video lojëra dhe u zotua se nuk do ta bënte më. “Babai e mori vesh. Më pas më ndëshkoi duke më detyruar të luaja derisa të villja”, – thuhet në letrën ku djali rrëfen sesi prindi e zgjonte vazhdimisht gjatë natës së gjatë. “Unë premtoj se do të shkoj në shtrat para orës 11. Unë premtoj të mos luaj me smartphone para gjumit dhe të mos luaj me lodra” – shkruan i mituri.

Sipas shtypit, babai e anuloi dënimin vetëm kur djali shpërtheu në lot dhe pranoi të zvogëlonte në mënyrë drastike kohën e lojërave. Huang thotë sa metoda e tij rezultoi efektive, por shton se kurrë nuk do t’i këshillonte prindërit e tjerë që të ndëshkonin fëmijët e tyre me të njëjtin eksperiment.
Ngjarja ka ngjallur reagime të ndryshme në rrjetet soçciale. Teksa disa shprehën miratimin e dënimit, të tjerë e konsideruan atë shumë të rëndë.

Share With:
Translate »
72 Views