Studimi: Kjo është diferenca ideale midis fëmijës së parë dhe të dytë

Nëse sapo keni bërë fëmijën e parë… Prisni dhe pak për të planifikuar të dytin. Kujtoni gjithë ato netë pa gjumë dhe sakrifica që keni bërë për fëmijen e parë. Pasi të merrni veten nga të gjitha këto është koha që të mendoni për një fëmijë të dytë.

Sipas një studimi të ri nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, gati një e treta e grave i bëjnë fëmijët e tyre në një diferencë moshe shumë të afërt.

Ekspertët mjekësorë rekomandojnë që nënat të presin një minimum prej 18 muajsh përpara se të ngelen përsëri shtatzënë. Ata thonë se diferenca ideale e moshës së fëmijëve të jetë rreth 2.25 vjec. Pavarësisht se një e treta e nënave i bëjnë fëmjët në një diferencë të afërt sipas studiuesve është e rëndësishme që gratë të marrin kohën e tyre që të shërohen plotësisht dhe trupi i tyre të kthehet në një gjendje normale.

Ekspertët gjithashtu kanë zbuluar se të gjitha nënat që mbeten shtatzënë brenda vitit kanë më shumë mundësi të lindin fëmijë para kohe.

Mbi te gjitha ekziston edhe një rrezik që kur të rritet do të kete probleme me sjelljen. Nënat në Mbretërinë e Bashkuar lënë mesatarisht një diferencë moshe prej 3 vjet e 8 muajsh tek fëmijët e tyre.

Duke pasur një diferencë të afërt në moshë mes fëmijëve, mund të jetë e lodhshme duke u kujdesur për një fëmijë kur jeni shtatzënë.

Një avantazh është që fëmijët mund të luajnë së bashku, por disavantazh është që mund të tregojnë xhelozi kur kuptojnë se vëmendjen e tij po e merr fëmija më i vogël.

Share With:
Translate »
103 Views