Babai poston foto të vajzës së sëmurë: Kjo është fytyra e kancerit

Një baba zemërthyer ka dashur t’i tregojë botës fotot e vajzës së tij katërvjeçare, teksa ajo luftonte me kancerin, pasi mjekët i kishin thënë vetëm pak javë jetë. Andy Vhelan, një elektricist nga Lankashiri, ndau në rrjetet sociale fotot e Xhesikës, duke patur edhe një numër shumë të madh reagimesh.

Mjekët i thanë babait pak ditë më parë se vajza e tij do të kishte edhe disa javë për të jetuar, ndonëse ajo prej muajsh ajo luftonte me sëmundjen. “Kjo është fytyra e vërtetë e kancerit”, shkruajti Andy, duke dokumentuar betejën e vajzës së tij me kancerin.

 

Share With:
Translate »
1038 Views