Babai që dhunoi për vdekje vajzën e tij 7-javëshe, humb jetën në aksidentin e frikshëm me makinë

Një burrë nga Australia i burgosur më parë për vrasjen e vajzës së tij të vogël, është vrarë në një aksident me makinë.

Rick Cataldo, 35 vjeç, vdiq pasi u përplas me një makinë në një shtyllë elektrike më 15 maj në Thornlands, në lindje të Brisbane.

Përplasja la rreth 1000 shtëpi aty pranë pa energji , ndërsa makina ishte shkatërruar plotësisht.

Catildo u deklarua fajtor për vrasje nga pakujdesia në 2017 për vdekjen e vajzës së tij në maj 2012 dhe kreu 3 vjet e 9 muaj burg. Foshnja pati një kafkë të shtypur dhe disa lëndime të tjera traumatike.

Cataldo u lirua me kusht menjëherë pasi u dënua, pasi ai kishte shërbyer tashmë pothuajse katër vjet në pritje të gjyqit.

Prokurori, Carl Heaton, i tha gjykatës Catadalo i kishte shkaktuar lëndime të tmerrshme vajzës së tij dy muajshe, shtatë deri në dhjetë ditë para vdekjes së saj.

Pas vdekjes u zbulua se foshnja kishte fraktura të shumta të kafkës, një dëmtim të trurit, fraktura të brinjëve dhe një krah të përdredhur.

Nëna e vajzës, Michelle Catherine Leask, e kishte parë Catadalo-n të godiste fëmijën shumë herë gjatë incidentit.

Ajo vuri re se fëmija ishte bërë më e vështirë për t’u ushqyer dhe qante shumë disa ditët para vdekjes së saj.

Leask u përpoq të thërriste një ambulancë, por Catadalo e ndaloi me frikën se do i gjenin bimët e kanabisit që kishe mbjellë në shtëpi.

Pasi e gjeti vajzën e saj të zbehtë, Leask e çoi vajzën e saj në spitalin Redcliffe të Brisbane, ku ajo vdiq pavarësisht përpjekjeve për ta ringjallur.

Ndërsa ishte në spital, Cataldo gënjeu policinë se si vajza e tij mori plagët që ai i kishte shkaktuar. Ai detyroi Leask të gënjente policinë dhe të thoshte se ka rënë aksidentalisht kur ka dalë nga makina.

Laesk u dënua me pesë vjet burgim me kusht pasi u deklarua fajtor për vrasje nga pakujdesia.

Gjykata zbuloi se ajo nuk kishte marrë pjesë në sulmin e vajzës së saj, por e kishte vonuar dërgimin e saj në spital.

Gjatë një seance gjyqësore në prill të atij viti, Leask u përshkrua nga një gjykatës si ‘thellësisht e penduar’ për vdekjen e vajzës së saj.

Share With:
Translate »
80 Views