Babai shpallet fajtor për vrasjen e dy fëmijëve të tij
Një person që vrau dy fëmijët e tij në Tetor të vitit 2016 është shpallur fajtor nga një juri në Gjykatën e Birmingham.
Sipas BBC, Endris Mohammed, 47 vjeç, mbyti me një rrobë të lagur me benzinë dy fëmijët e tij, përpara se t’i vinte flakën shtëpisë.
Saros Endris, tetë vjeç dhe motra e tij Leanor, gjashtë vjeç, u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre në Birmingham.
Babai i tyre tentoi gjithashtu që të vriste edhe gruan duke u përpjekur të shkaktonte një shpërthim gazi.
Mësohet se Mohammed është shfaqur me një sjellje normale para gjykatës, edhe pse mund të dënohet me vdekje.
Ai i ka mohuar vrasjet dhe ka deklaruar se ka qenë në një gjendje depresive.
Vendimi për masën e dënimit të tij do të merret të hënën.