Zhduket vajza e mitur nga Kruja

Një vajzë e mitur rezulton të jetë zhdukur që prej ditës së djeshme në qytetin e Krujës. Denoncimin në policinë e Krujës e ka bërë motra e vajzës së mitur.

Sipas rrëfimit të motrës 24-vjeçare në ambientet e policisë motra e saj 13-vjeç është nisur si çdo ditë në shkollë, por dje në mbarim të mësimit nuk është kthyer në shtëpi.

Ndërsa familja nuk ka dijeni për vendndodhjen, policia e Krujës është vënë në lëvizje për gjetjen e së miturës.

Njoftimi i policisë
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë po punojnë për gjetjen e shtetases:
• D.P. 13 vjeçe, banuese në Krujë.
Më datë 17.11.2017 ka bërë kallezim motra e saj, shtetësia A. L. 24 vjeçe, banuese në Krujë pasi shtetësia D.P. pasi mbarimit të mësimit nuk është kthyer në banesë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.

Share With:
Translate »
683 Views