Sara Hoxha tregon sekretin nga lindja e Londonit dhe ka një mesazh të madh për të gjithë

Sara Hoxha sapo ka ndarë me ne eksperiencën e lindjes së Londonit. Në foton e postuar në Instagram, ajo shkruan:

“London erdhi në jetë pesë jave para kohe. Edhe pse kisha lexuar një numër të madh librash dhe kish parë çdo video të mundshme, asgjë nuk mund të më kishte përgatitur për një bebe prematurë. Edhe pse ai kishte një peshë vogël lindje dhe nuk mund të ushqehej me gji, London provoi se është luftëtari më i fortë që unë njoh. Çdo natë që rrija duke e parë nëse merr frymë, ia ka vlejtur. Nëntori është muaji i ndërgjegjësimit për bebet prematurë. Ndaj dhuroni një përqafim, ndihmoni spitalet ose bëni çfarëdo gjëje që mundeni për të mbështetur familjet e këtyre foshnjave.” /Kids’ Time

Share With:
Translate »
1262 Views