Babai shpjegon arsyet e veprimit ekstrem të Stresit në gjykatë

Të gjithë u çuditën me veprimin e familjes së Arkimed Lushajt për mos ankimimin e vendimit të gjykatës për lënien e tij në burg, por babai i tij ka një shpjegim për këtë.

Sali Lushaj, një personazh i njohur dhe i përmendur për çështje të ndryshme gjatë 20 viteve të fundit në Shqipëri, shpjegon se nuk kishin besim tek drejtësia.

“E pamë të udhës dhe më të drejtë të mos dalë një i persekutuar politik përpara kësaj gjyqtareje militante të partisë, duke mos pasur pikën e besimit në dhënien e drejtësisë për Stresin. Dua t’ju bëj me dije se gjithë ajo bujë e madhe si organizator dhe si drejtues e si janë mësuar këta etërit e tyre në emër të popullit është shfryrë dhe nuk po dinë si të bëjnë. Askënd deri më sot nuk po mund ta bëjnë të dëshmojë kundër Stresit”, shkruan ai në Facebook.

Stresi u arrestua më 17 tetor për akuzën “Mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve shpërthyese dhe të municioneve” dhe “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.

Arrestimi i tij u komentua nga familjarë e të afërm të tij si politik, ndërsa është përfolur shumë edhe lidhja e tij me Kejsi Buzhanin.

Kujtojmë se ai shoqërohej në dhomë edhe nga një 20-vjeçare, identiteti i të cilës nuk u bë i ditur.

Gjykata kishte lënë masën “arrest me burg” për “armëmbajtje pa leje” dhe ky vendim do të ankimohej ditën e djeshme, por seanca u anulua nga avokati i tij Marash Ibraj i cili dha shumë pak detaje.

Stresi ishte implikuar në disa përgjime të Prokurorisë, ku i kishte kërkuar ndihmë një prej anëtarëve të grupit Bajri, megjithëse mbi të nuk është ngritur akuza si “pjesëmarrës në grup të strukturuar kriminal”.

Sali Lushaj, babai i reperit ka shpjeguar në një postim, se kishin hequr dorë nga vendimi për të ankimuar masën e sigurisë, pasi sipas tij, gjyqtarja e cila ishte zgjedhur me short ishte militante e majtë.

Share With:



409 Views