Babai tmerrohet kur shikon vajzën e mbuluar me gjak në çerdhe, edukatoret nuk e dinë si është lënduar

Një baba ka treguar se si vajza e tij mbeti e mbuluar në gjak pas një aksidenti në çerdhe.

Neil Dumoulin nga New York thotë se fëmija e tij dy vjeç kishte nevojë për trajtim spitalor pasi u rrëzua në çerdhe Fotot e publikuara tregojnë Delilah me gjak që rrjedh nga një plagë mbi syrin e saj të djathtë.

I traumatizuar Neil thotë se ai shkoi të merrte vajzën e tij, kur u njoftua nga stafi. Menjëherë pasi e pa vajzën me gjak në fytyrë, ai e çoi në spital, ku iu mjekua plaga. Edukatoret kanë deklaruar se nuk e dinë se si Delilah është lënduar, pasi nuk e kanë parë. Mendohet se një grua nga stafi ka thënë se ajo ishte goditur në një karrige, pasi u gjet në dysheme, pranë një tavoline.

Neil thotë se ai tani ka paraqitur një ankesë tek shefat e çerdheve dhe e ka çregjistruar Delilah nga çerdhja.

Një zëdhënës i çerdhes ku ndodhi incidenti u shpreh: Siguria e fëmijëve, anëtarëve të ekipit dhe vizitorëve është përparësia kryesore në Little Green Rascals. Jemi të pikëlluar që një fëmijë i ka ndodhur një aksidenti nën kujdesin tonë. Jemi duke kryer një hetim të fuqishëm dhe një përmbledhje e gjetjeve do të ndahet me prindërit.

Martin Kelly, drejtor i korporatës për fëmijët dhe arsimin nga Këshilli i Qytetit të New York-ut, tha: Ne jemi të vetëdijshëm për situatën që ndodhi në çerdhen “Little Green Rascals Nursery” dhe jemi të angazhuar me organet përkatëse për të ofruar udhëzime dhe për të fituar sigurinë e duhur.

Share With:
Translate »
78 Views