Babai e la jetim 5-vjeç, Reneo po lufton me kancerin dhe ka nevojë për ndihmë

Një apel për ndihmë ka mbërritur së fundmi në redaksinë tonë.

11-vjeçari Reneo Kordha ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve pasi po lufton për jetën që pas diagnostifikimit me një sëmundje të rëndë kancerogjene që prek sistemin limfatik dhe që për fat të keq, përhapet me shpejtësi edhe në organe të tjera.

I mituri në moshën 5-vjeçare ka humbur babain nga kjo sëmundje e rëndë dhe mamaja e ka rritur e vetme.

Simptomat e sëmundjes së Reneos filluan me ethe, të dridhura, humbje të oreksit dhe peshës, djersitje të pashpjegueshme gjatë natës, ndërsa sëmundja u përkeqësua me kruajtje të lëkurës dhe simptoma të tjera.

Kjo sëmundje e rëndë i ka prekur mëlçinë dhe mjekët në Turqi i kanë sugjeruar familjes së Reneos që të nisin sa më parë seancat e kimioterapisë.

Por familjarët e 11-vjeçarit e kanë të pamundur të sigurojnë paratë e nevojshme pasi nëna e tij duhet të rrijë në Turqi me të, ndërsa mungesa e pranisë së babait e ka bërë edhe më demoralizuese situatën.

Me shpresën që ky apel do të arrijë në zemrat e të gjithë shqiptarëve, familjarët kërkojnë me përulësi ndihmë sipas mundësive ekonomike pasi çdo kontribut është pafundësisht i vlefshëm në këtë rrugëtim të vështirë.

Kushdo që ka mundësi mund të kontribuojë në linkun e GoFundMe.

Këtu gjeni linkun e GOFUNDME

Apeli i familjarëve:

Pershendetje! Ju kerkoj ndjese per shqetesimin, ju lutem nese keni mundesi te shperndani nje story ne profilin tuaj per nipin tim Reneo 11 vjec sepse po lufton me nje semundje te rende per jeten dhe na duhet nje kontribut i madh per kurimin e tij ne Turqi. Eshte femije jetim sepse babi i tij ka nderruar jete nga e njejta semundje. Do te na ndihmonte shume nese do ta shperndaje.

Share With:
Translate »
135 Views