Babai vret gruan dhe tre fëmijët e tij

Një baba ka vrarë gruan dhe tre fëmijët e tij të moshës, 14, 18 dhe 20 vjeç përpara se të vetëvritej.

Ngjarja ka ndodhur në një shtëpi fermë në Francën Veriore, pranë zonës Nouvion-et-Catillon në rajonin Aisne, rreth 40 milje në veri të Reims.

Një punëtor në fermë bëri zbulimin e tmerrshëm të martën rreth orës 8.15, i cili thirri menjëherë Policinë Franceze në skenën e përgjakshme, ku arritën të gjenin fëmijët dhe çiftin, të dy të moshës 47 vjeç.  

Sipas policisë viktimat janë dy djem dhe një vajzë të moshës 14, 18 dhe 20 dhe bashkeshortja e tij, 47 vjeçe. 

Policia thotë se ata ende nuk kanë gjetur një shënim vetëvrasës dhe nuk kanë zbuluar arsyen për veprimet e babait, raporton dailymail.

Share With:
Translate »
1230 Views