12-vjeçarja ngjitet në skenë dhe përlot Katy Perry-n (video)

Një vajzë 12-vjeçare ka prekur zemrat e mijëra pjesëmarrësve të koncertit të Katy Perry kur ajo shprehu dëshirën që motra e saj autike, 17-vjeçe, të mos përbuzej më në shkollën e saj.

Ky gjest ka bërë që superstarja e “Fireworks” të shpërthente në lot. Vajza, e quajtur Zoe, është ngjitur në skenë duke thënë: “Unë nuk kam qënë kurrë në një koncert më parë dhe Katy Perry është idhulli im”.

E pyetur nga Perry se cila ishte dëshira e saj, vajza është përgjigjur: “Dëshiroj që motra ime 17-vjeçe me autizëm të mos përbuzet më në shkollën e saj”.

Ky urim është shoqëruar me një duartrokitje nga audienca dhe me një përqafim nga Katy Perry për vajzën e vogël. Këngëtarja nuk i ka mbajtur dot lotët gjatë këtij fjalimi prekës.

Share With:
Translate »
1231 Views