Babi Harry dhe Archie llastojnë mamin dhe motrën tek barku

Princ Harry qenka romantik! Ditën e djeshme në botë u festua Dita e Nënës dhe Harry u sigurua që Meghan të kishte një ditë të paharrueshme. Burime për “US Magazine” treguan se princi e llastoi Meghanin me një seancë trajtimi për lëkurën, një mëngjes në shtrat dhe një kartolinë nga ai dhe Archie.

“Harry përdori aftësitë e tij dhe bëri një kartolinë me Archien, organizoi një seancë trajtimi dhe një mëngjes në shtrat që ajo të relaksohej”-tregoi burimi.

Harry dhe Archie e surprizuan Meghanin edhe me një buqetë me lule të mbledhura nga kopshti i tyre.

Share With:
Translate »
399 Views