“Babi të duam të gjithë shumë” Kate uron William me foton e veçantë me fëmijët

Një foto e Princit të Uellsit dhe fëmijëve të tij është publikuar së bashku me një mesazh të veçantë për të shënuar ditëlindjen e tij të 42-të, nga Kate Middleton, Princesha e Uellsit.

Fotoja tregonte princin duke kërcyer në ajër me tre të rinjtë mbretërorë, Princin George, Princin Louis dhe Princeshën Charlotte.

Në mesazhin krahas fotos, Kate shkruante: “Gëzuar ditëlindjen Baba, ne të gjithë të duam shumë!”


Në fillim të këtij muaji, familja mori pjesë në ceremoninë vjetore Trooping the Color, e cila festoi ditëlindjen zyrtare të mbretit Charles III.

Ishte hera e parë që Kate, e cila vazhdon të marrë kimioterapi për të trajtuar kancerin e saj,  ishte shfaqur në një ngjarje zyrtare publike këtë vit .

Ditë përpara ngjarjes, princesha dha dhe një njoftim mbi gjendjen e saj, duke thënë në një deklaratë se ajo po bënte përparim dhe trajtimi i saj do të vazhdonte edhe për disa muaj të tjerë.

Mbreti po trajtohet gjithashtu për një kancer të paspecifikuar dhe u rikthye në detyrat publike vetëm në fund të prillit.

Share With:
Translate »
52 Views